Cana: Më lëndoi mbesa e Berishës!!

14 ditë pas dhunimit të lojtarëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit dhe 4 ditë pas vendimit skandaloz të UEFA-s, DITA sjell sot për lexuesit e saj, një intervistë me kapitenin Lorik Cana. Intervista do pasohet nga një intervistë e dytë me Etrit Berishën. Mira Kazhani ka shkuar t’i takojë dy djemtë e Kombëtares në Qendrën Sportive Formello, ku stërvitet Lazio, në Romë.
I pyetur për vendimin e UEFA-s, Cana thotë se të tilla padrejtësi të rënda nuk mungojnë “kur bëhet fjalë për një vend të vogël si yni”.
“Por sa për vendimin, ne kemi akoma dy shkalle deri në vendimin përfundimtar – thotë kapiteni.
Ai mendon që shteti serb u investua i gjithi për të mashtruar opinionin publik ndërkombëtar.
“Ka patur një dezinformatë të madhe nga vendi që e ka prit ndeshjen. Në media më shumë është folur për dronin sesa për dhunën… E ushqyen opinionin me dronin dhe emrin e vllaut të kryeministrit për të mbulu gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur atë natë… Në 2014 nuk mund ta lejosh përfaqësuesen e një vendi të dhunohet pavarësisht se çfarë vjen nga jashtë. Ka patur bashkëpunim për të dezinformuar. E ka bërë shteti serb” – thotë Loriku.
I pyetur për dronin ai shton:
“Ne jemi sportistë dhe kemi dëshirë që betejat tona t’i fitojmë në fushë…”
Kurse i pyetur nga Kazhani për momentin e grushtit, nëse do bënte të njëjtën gjë, nëse do kthehej pas në kohë, Loriku thotë:
“Do bëja të njëjtën gjë. Jemi ekip. Kur njëri është në vështirësi shkon tjetri e ndihmon. Kur sulmon shokun e skuadrës më sulmon dhe mua, sidomos dikush që nuk ka punë në fushë”.
Për momentet në tunel Loriku tregon:
“…Na hidhin gurë, bateri, karriga, gjithçka…Jemi rrëzu njëri sipër tjetrit. Ai tuneli ishte cohë, nuk ish’ i fortë dhe ata na jepshin shkelma nga jashtë. Ramë sipër njëri tjetrit.. Kur jemi çu, rruga ishte e hapur, kemi marrë shkelma nga anët sepse ishte cohë. Më pas nuk kish problem…”
Ai ka dëmtuar gjurin pikërisht aty në tunelin e stadiumit të Beogradit dhe është ende në rikuperim.
I pyetur çfarë ka firmosur pas ndërprerjes së lojës, Loriku tregon:
“Një dokument nga unë si kapiten, një raportim të gjendjes sonë, që nuk e lejonte rinisjen e lojës. Nuk shkruajmë “nuk kthehemi në fushë”. Askush nuk na kërkoi një gjë të tillë. Edhe po ta kishin bërë, në atë moment nuk i kisha lënë çunat të dilnin në fushë. Futbolli më nuk kishte vlerë aty. Kjo është gjëja më e çuditshme e vendimit nga UEFA. Kur ti je dhunuar nga tifozët, futbolli ka marrë fund, nuk rifillon më loja sikur një të futet dhe të godasë një lojtar, jo më mbi 50 vetë me gurë. Kjo është e çuditshme si mund të kërkosh rikthimin në fushë…”
Kur Mira Kazhani e pyet nëse ka ndonjë gjë peng, që mund të ishte bërë më mirë nga pala jonë, kapiteni shton:
“E vetmja gjë që mund të ishte bërë më mirë nga pala jonë, në momentin që kemi shku aty duhet të kishim ik me material dhe me njerëz…U dinte tensioni. Por do shofim sa të aftë jemi për të mbrojtur të drejtat tona deri në fund. Kemi argumentat dhe i kemi të fortë…”
Loriku flet edhe për “garën” e disa bashkive dhe komunave për ta shpallur atë Qytetar Nderi. Ai i ka refuzuar. I duket i drejtë vetëm propozimi i ardhur nga Vlora.
“I kam refuzuar… Kërkesat i vijnë dajës tim që merret me menaxhimin. E kanë thirr’ nga Shkupi, Mitrovica, Bajram Curri, e komuna të tjera. I kam thënë që gjërat që janë bërë atë natë, i kemi bërë si skuadër, nuk ka meritë njëri apo tjetri. Ajo që ka bërë Vlora, qytetar nderi gjithë përfaqësuesja, kështu duhet të jetë…”
Nga gjithçka është thënë pas ndeshjes, Loriku ka një reagim për të cilin ndihet veçanërisht i lënduar. Janë postimet në 
Facebook
 të mbesës së Berishës.
“Mbesa e Sali Berishës… Sensi i reagimeve të saj… Nuk është e vogël (19-20 vjeç)… Me zonjën Liri, bashkëpunoj për autizmin, kam respekt të veçantë për zonjën, por ajo (mbesa) ka fol pak budallaliqe. 99.9 përqind të shqiptarëve e kanë parë çfarë ndodhi… Dhe del një vajzë, vetëm pse është mbesa e ish-kryeministrit… Dhe të thotë gjëra rreth sjelljes së përfaqësueses dhe djemve të cilët dhanë maksimumin.. Flet për sjellje dhe mungesë edukate nga ne… Është shumë pa vend…
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2