Taulant Xhaka dhe Lorik Canado të bëhen Qytetarë Nderi të Mitrovicës dhe këtë e ka thënë kyretari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Futbollistët Xhaka e Cana janë krenaria e Kombit tonë. Ndonëse u gjendën në një ambient tejet armiqësor, ku turmat kërcënonin shqiptarët me heqje të kokave dhe ku ishin të rrezikuar seriozisht, ata për asnjë moment nuk u hamendën për të mbrojtur simbolet dhe figurat më të shquara të kombit që i përkasin. Sjellja e këtillë e tyre është për admirim, prandaj edhe vendosa që të filloj procedurat për dedikimin e titullit ‘QytetarNderi i Mitrovicës’, për Taulant Xhakën dhe Lorik Canën”, thotë kryetari Bahtiri.
Kreu i Mitrovicës është thellë i bindur se qytetarët e Mitrovicës do ndjehen tepër krenarë që këta dy futbollistë të shkëlqyer, por para së gjithash patriotë të vërtetë, do të shpallen qytetarë nderi të Mitrovicës.
Futbollistët Xhaka e Cana, do të njoftohen zyrtarisht për këtë nismë dhe në koordinim me ta, natyrisht pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj, do të caktohet dita kur në mënyrë solemne do t’u dorëzohet titulli.