Hamshori hollivudian ka thënë se fëmijët e tyre vazhdimisht i kishin pyetur rreth martesës, ashtu që më në fund ndodhi (në gusht të këtij viti).
“Fëmijët pyesnin vazhdimisht rreth asaj, prandaj erdhëm në përfundim se do të ishte bukur që ta bënim”, ka thënë 50-vjeçari.
Aktori ka thënë se ai dhe Jolie planifikojnë që kalanë në të cilën u martuan në Francë, ta shndërrojnë në shtëpi të tyre familjare.