Kufilma (lat. “Symphytum officinale) është fakt i besueshëm se sa e çuditshme është natyra dhe si me pak durim mund të shëroni pothuajse gjithçka. Shkaku i efektit të saj shërues, në popull dikur besohej se kishte ardhur nga parajsa.
MST/ Përshpejton shërimin e indeve dhe eshtrave
Kufilma përmban alkaloide, taninë, vaj eterik dhe shumë përbërës të tjerë. Shkaku i përbërësve që posedon, kufilma është një ndër ilaçet më të mira për shërimin e plagëve të brendshme dhe të jashtme, të ënjturat, njollat dhe thyerjet.
MST/ Zvogëlon dhimbjet
Ekspertët theksojnë që kremi nga kufilma mundet t’ju ndihmojë miliona njerëzve që vuajnë nga dhimbjet në shpinë. Në hulumtime kishte zvogëluar dhimbjet për 95 për qind, duke filluar efektin e vet rekord për vetëm një orë.
MST/ Ndihmon te deformimi i palcës kurrizore
Kufilma është e vetmja bimë e njohur që shëron deformimet te palca kurrizore, për të cilën mjekësia moderne nuk ka zgjidhje, pos operacioneve me dhimbje. Kjo bimë shëron edhe: psoriazën, të thatit, venat e zgjeruara, reumën dhe artritin, dhimbjet në shpinë... etj.