Akullore e bërë në shtëpi me çokollatë

Kur vjen stina e veres, akulli yne i frigoriferit fillon te mbushet me akullore dhe sorbeto nga te gjitha shijet te blera ne supermarket. Pse te mos provojme ta realizojme vete akulloren ne shtepi pa ndihmen e makines per akullore? Nuk eshte shume e veshtire; me perberesit e zgjedhur me kujdes dhe me pak durim, mund te perftojme akullore me te gjitha shijet dhe ngjyrat e preferuara prej nesh. Me poshte po iu paraqesim receten e akullores me te dashur, asaj me cokollate!



  
Per gjysme kg akullore me cokollate


250ml qumesht 
250ml pana per embelsira 
100gr cokollate te zeze 
100gr sheqer 
2 te verdha vezesh 
1 luge miell 

Parapregatitje: Vendosim nje tenxhere celiku (jo alumini!) ne akull.
Si fillim, veme cokollaten e zeze per tu shkrire ne banjomari.
 Nderkohe ziejme qumeshtin bashke me miellin per disa minuta duke i perziere vazhdimisht.
 Derisa te formohet nje perberje kremoze jo shume e trashe.
E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrire duke vazhduar perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me leter celofoni ne menyre qe te mos zere nje shtrese te holla dhe e leme perberjen te ftohet ne temperature ambjenti. Rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta derisa te perftojme nje mase me ngjyre te hapur.
 Kur perberja me cokollate te jete ftohur, shtojme ne tenxhere edhe vezet me sheqerin duke i perziere mire dhe i vendosim te gjitha ne zjarr shume te avashem (ose ne banjomari).
 Ne kete faze duhet te perftojme nje krem te cilin e leme te ftohet perseri dhe vetem kur te jete ftohur plotesisht, shtojme panen per embelsira duke e rrahur edhe per pak minuta me mikser.
 E hedhim kremin ne tenxheren e celikut qe kemi vene paraprakisht ne akull dhe ky eshte momenti kyc i te gjithe procedures.
 Akullorja duhet te perzihet te pakten 6 here ne 3 ore, pra cdo 30 minuta per 3 oret e para, ne menyre qe te thyhen kristalet e akullit qe formohen ne fillim, te ngrije uniforme dhe te qendroje kremoze. E leme ne frigorifer edhe per 5 ore te tjera, apo akoma me mire gjithe naten.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2