Japoni – Piloti francez i Formula 1, Jules Bianchi ka pësuar një aksident mjaft të rendë gjatë garës së sotme, në Suzuka të Japonisë dhe aktualisht është në gjendje kome. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe mjekët japin shpresa. Babai i Jules ka njoftuar se piloti do të operohet nga mjekët e spitalit ku është dërguar. Jules Bianchi humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me një vinç që po largonte makinën e Adrian Sutil, të aksidentuar pak çaste më parë dhe ende nuk dihet gjendja e tij.