Kur kërcasim gishtrinjtë, a rrezikojmë t’i thyejmë ato ose të përfundojmë me ndonjë artrit? Shpesh herë kemi dëgjuar të na kritikojnë pse e bëjmë, për shkak se mund të jetë shumë e rrezikshme. Mësojeni se a është e dëmshme t’i kërcasësh gishtrinjtë
Një studiues kalifornian bëri një test personal të vetës së tij. Për gjatë 50 vjetësh ai kërciste gishtat e dorës së majtë rregullisht (të paktën 2 herë në ditë). Për rrjedhojë, gishtat e dorës së tij të majtë kishi kërcitur të paktën 36.500 herë, ndërkohe që gishtat e dorës së djathtë kishin kërcitur shumë më pak (vetëm kërcitjet e provokuara në mënyrë spontane). Pas 50 vitesh, të dyja duart janë krahasuar me qëllim detektimin e ndonjë artriti të mundshëm, transmeton Lajmi.net.
Rezultatet nuk shfaqin asnjë diferencë mes duarve të mjekut amerikan.
Për këtë eksperiment, Donald Unger fitoi më 2009 çmimin Nobel të mjekësisë (ky çmim shpërndahet për të shpërblyer shkencëtarët për eksperierimentet e tyre SPECIALE).
Por edhe studime të tjera të bëra mbi një numër të mjaftueshëm pacientësh e mbështesin eksperimentin e Unger. Sipas këtyre studimeve, asnjë lidhje nuk është gjetur mes kërcitjes së gishtërinjve dhe artritit.
Por edhe studime të tjera të bëra mbi një numër të mjaftueshëm pacientësh e mbështesin eksperimentin e Unger. Sipas këtyre studimeve, asnjë lidhje nuk është gjetur mes kërcitjes së gishtërinjve dhe artritit.
Por, megjithëse këto zbulime të reja na konfirmojnë parëndësinë e kërcitjes së duarve, kjo nuk mjafton që prindërit të mos i pengojnë më fëmijët e tyre ta bëjnë këtë gjest.