Ka disa ushqime që kanë mjaft cilësi dhe fuqi. Ato na ndihmojnë të kemi shëndet të mirë, lëkurë të butë dhe mendje të shëndoshë. Për të luftuar dhimbjen e kokës, për të ngritur moralin apo për të qëndruar gjithmonë e re, ja cilat janë ushqimet mrekullibërëse. Molla, për te qene gjithmonë e re E pasur me polifenol, molla lufton radikalet e lira dhe pengon qelizat të shkatërrohen. Domatja, për një lëkurë të bukur Duke përmbajtur lycopen, domatja ul sasinë e hormonit përgjegjës të akneve duke ruajtur freskinë dhe bukurinë e lëkurës. Rozmarina, për të qenë më të përqendruar E pasur me flavonoide, molekula anti-oksiduese dhe stimuluese, rozmarina favorizon qarkullimin e gjakut në tru dhe na bën të jemi më të përqendruar. Kakaoja, për të luftuar migrenën Kakaoja ka përbërës phyto-kimike të cilat ulin dhimbjen e migrenës. Kanella, për të djegur dhjamin Kanella ul sasinë e sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë nuk krijohet as dhjami. Çokollata, për të ngritur moralin Çokollata ka përbërës euforike dhe që stimulojnë hormonin e lumturisë. Mishi, për thonj dhe flokë të bukur Mishi është i pasur me proteina dhe këto të fundit favorizojnë prodhimin e keratines. Keratina forcon thonjte dhe flokët. Kivi, për një trup të tonifikuar Kivi përmban vitamine C dhe hekur prandaj do ju ndihmoje të jeni plot energji dhe muskuj.