Të arrestuarit si të dyshuar dhe ata që janë shpallur në kërkim për dërgimin e luftëtarëve shqiptarë në Siri, do të përballen edhe me akuzën për dërgimin e tre vajzave shqiptare në kampet e xhihadistëve, raporton "ABC News".
Nga provat e siguruara nga Prokuroria, mësohet se provincën veriore siriane, në qytetin e Raqas, ku ndodhet kampi i ushtarëve xhihadisë, kanë përfunduar një vajzë nga Tirana, një nga Pogradeci dhe një tjetër nga Shkodra.
Burimet raportojnë se njëra prej tyre është mashtruar me premtimin se do të vazhdonte studimet në Bursa të Turqisë, por e ka gjetur veten në kampin e ushtarëve të Xhabaht Al-Nusra. Nga dy të tjerat, mësohet se njëra është gruaja e një shqiptari të vrarë gjatë luftimeve dhe tjetra është dërguar nga bashkëshorti së bashku me fëmijën. Sipas burimeve të Prokurorisë, ato shfrytëzohen në kamp nga luftëtarët xhihadistë.
Nga bisedat me familjarët e tyre, ato kanë treguar edhe për kushtet e këqija ku ndodhen dhe trajtimin që u bëhet në kamp, madje njëra prej tyre mendohet, se ka mbetur shtatëzanë dhe kërkon të kthehet në Shqipëri.
Ndërkohë ndaj të dyshuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, ka nisur hetimi edhe për dërgimin e vajzave të tjera në Siri.
Zyrtarisht, për 13 të arrestuarit në Shqipëri, nuk është komunikuar ende akuza për terrorizëm, por ata vazhdojnë të mbahen të izoluar si të dyshuar. Asnjëri nuk i ka pranuar akuzat dhe disa vazhdojnë të mbajnë kontakte me luftëtarët në Siri, përmes familjarëve të tyre.