Një veprim i pabesueshëm nga Granit Xhaka!
Futbollisti me origjinë nga Kosova, por me pasaportë zviceriane, i cili aktivizohet në radhët e ekipit gjerman të Borussia Munchengladbachut, ka qenë protagonist i një gjesti për t’u vlerësuar, gjatë një episodi të ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes mes gjermanëve dhe Villarrealit, e vlefshme për kompeticionin Europa League.
Kosovari gjeti një iPhonë në fushën e blertë dhe, në dukje i habitur, e ka marrë nga terreni dhe ia ka dorëzuar arbitrit. Telefoni më pas përfundoi në duart e të deleguarit nga UEFA, i cili mendoi fillimisht se mund të ishte hedhur nga tifozët e pranishëm nëpër tribunat anësore.
Megjithatë e vërtet nuk vonoi shumë, pasi iPhone i përkiste mjekut të Villarrealit, Adolfo Munoz, të cilit i kishte rënë gjatë vrapimit në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit Uche.