Thyen rekordet, njihuni me 5 vjeçarin më të gjatë në botë (FOTO)

Pavarësisht faktit se ai është 5 vjeçari më i gjatë në botë, gëzon një shëndet të plotë dhe është pjesë e librit Guinnes. Çdo gjë ka lidhje me genet e tij, pasi edhe prindërit e tij janë shumë të gjatë.
 Në fillim prindërit mendonin se djali i tyre mund të kishte ndonjë problem shëndetësor, por mjekët kanë konfimuar se ai është mjaft mirë e ndërsa zgjatet vazhdimisht. Karan Singh është vetëm 5 vjeç, por është i gjatë 1 metër e 70 centimetra.
Në vitin 2008 u njoh si fëmija më i gjatë dhe më i rëndë. Sipas babait të tij, Sanjay, djali kishte lindur me gjatësi prej 63 cm. 35-vjeçari tha: "Kur ai ka lindur, ai ishte jashtëzakonisht i gjatë dhe i rëndë.

 Ne kemi menduar se ai mund të jete duke vuajtur nga ndonjë lloj sëmundje, por mjekët thanë se ai ishte i shëndetshëm". Babai i tij Sanjay është i gjatë mbi 2 metra, ndërsa nëna e tij Shweatlana Singh, 2.2 metra.
 Në një moment ajo u kurorëzua si gruaja më e gjate në Indi dhe vazhdon të jetë e njohur si një nga gratë më të gjata në Azinë Jugore.



Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2