Mario Balotelli i ka dhënë sinjalet e para që nuk i vesh dot këpucët e Luis Suarezit dhe, për këtë arsye, Raheem Sterling kërkon rikthimin sa më shpejt që të jetë e mundur nga dëmtimi për Daniel Sturridge. Sulmuesi tjetër i Liverpoolit pësoi një tërheqje muskulore në kofshë me Anglinë dhe sapo është rikthyer të stërvitet individualisht me skuadrën. "Daniel është një mungesë e madhe për ne, për shkak të golave që shënon, por edhe për korridoret që gjen mes mbrojtjes. Rikthimi i tij do t’i jepte një tjetër dimension skuadrës. Ne nuk duhet ta fajësojmë Champions-in për atë që po ndodh në Premier League. Por, unë jam i sigurt se me rikthimin e Daniel, por edhe Alen, do ringrihemi sërish atje ku kjo skuadër ka potencial. Ne i kemi kualitetet për t’u renditur sërish mes katër vendeve të para. Duhet të bëjmë kthesën që në ndeshjen me Middlesbrough në kupë", është shpehur Sterling. Liverpool luan sonte në 20:45 përballë Middlesbrough, e vlefshme për Capital One