Pas publikimit të disa prej materialeve nga tekstet që mësojnë në shkollë fëmijët shqiptarë, të cilat kanë përmbajtje dhunë dhe nxisin urrejtjen vjen edhe një tjetër reagim i Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.
Nëpërmjet një deklarate ministrja Lindita Nikolla shprehet se imazhet e shpërndara nëpër rrjetet sociale nuk janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar ose janë të manipuluara.
“Vlen për t’u theksuar që pjesa dërrmuese e imazheve të shpërndara në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve, ose nuk janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar ose janë të manipuluara”, thuhet në deklaratë.
Ministra e Arsimit është shprehur ndër të tjera se, “Ministria e Arsimit dhe Sportit thekson se fakte të tilla përforcojnë dhe nxisin më tej nevojën dhe domosdoshmërinë për vazhdimësinë e reformave të ndërmarra prej saj në drejtim të teksteve shkollore. Të gjitha tekstet që janë sot në institucionet e arsimit parauniversitar janë tekste të katalogut të miratuar nga “Komisioni për Miratimin e Teksteve Shkollore” pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitin 2011-të. Që prej shtatorit të vitit 2013-të, MAS ndërmori një proces të gjerë konsultimesh me përfaqësues nga shoqëria civile, Avokati i Popullit, mësues, Akademia e Shkencave, media dhe aktorë të tjerë të fushës për të diskutuar rreth problematikave të teksteve shkollore. Reflektimet e mbledhura nga ky proces ju përcollën nga MAS të gjitha shtëpive botuese, të cilat pasi bënë korrigjimet finale të teksteve konstatuan 120 tekste shkollor me probleme të cilat u hoqën nga katalogu”.
Ministrja nënnvizoi më tej se është arritur në konkluzionin që alterteksti ka qënë një dështim me sukses, prandaj premtoi ndryshim rrënjësor të teksteve në shkolla.
“Gjetjet e deritanishme nga MAS, por dhe publikimet në media të teksteve të papërshtatshme përforcojnë dhe më shumë pozicionin e Qeverisë shqiptare që alterteksti ishte një dështim me sukses. Në këtë kuadër MAS po ndërmerr gjithë reformën e nevojshme për ndryshimin në mënyrë rrënjësore të sistemit të teksteve shkollore. Sidoqoftë MAS ka krijuar një adresë të posaçme elektronike:denoncolibrin@arsimi.gov.al ku ftojmë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit të dërgojnë foto të teksteve me probleme në përmbajtje të së cilës të jenë të shënuara dhe titulli i tekstit, emri i autorit dhe numri i faqes së tekstit ku konstatohen këto probleme. Secili prej këtyre rasteve do të ndiqet me seriozitetin maksimal nga MAS. Ministria e Arsimit dhe Sportit rithekson dhe njëherë se për këtë institucion fëmijët shqiptar janë të shtrenjtë dhe se do bëjë gjithçka i mundëson kuadri ligjor për të mos lejuar deformime të tilla në formimin e personalitetit të nxënësit”.
Ja disa prej shembujve skandalozë, me helme, vrasje dhe dhunë. Të gjitha këto i mësojnë fëmijët shqiptarë në shkolla. Një pjesë e këtyre teksteve janë publikuar gjerësisht në rrjetet sociale duke shfaqur një fenomen të papëlqyeshëm, faktin që nxënësit instruktohen në bankat e shkollës me akte të papërshtatshme për moshën e tyre.