Shtatori është rifillim! Por, rikthimi në punë pas pushimeve nuk është i lehtë për të gjithë!
Pasi përfundojnë ato, një pjesë e madhe e njerëzve ndihen keq, madje u duhen disa ditë për të marrë veten dhe për t’iu rikthyer normalitetit.
Ky njihet si sindromi i “pas pushimeve”, është një çrregullim që ka të bëjë saktësisht me përshtatjen dhe që mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme, deri në rifitimin e shprehive të zakonshme.
Pikërisht, lidhur me këto probleme është bërë edhe një studim në Universitetin e Milanos, nga departamentit i Neuroshkencës, ku rezulton se të gjithë të sapokthyerit nga pushimet janë tepër të lodhur, madje ata përdorin fjalën të “vdekur”.
Për këtë arsye, ata nuk ndihen të gatshëm për t’u kthyer në punë.
Dita e parë e punës nis me një lloj stresi dhe mosdëshire për t’iu kthyer rutinës së përditshme. Të gjithë do të donin që të kishin edhe disa ditë më shumë pushime.
Sociologët e lidhin këtë gjë me mënyrën se si i kanë kaluar pushimet këta persona. Çdo gjë varet nëse ata kanë pushuar apo kanë bërë pushime, të cilat kanë qenë shumë aktive dhe detyrimisht të lodhshme.
“Nervozizëm, lodhje e thellë, vështirësi në përqendrim, trazime gjatë gjumit, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje peshe, janë disa nga shqetësimet klasike të këtij fenomeni të përhapur më së shumti në muajin Shtator.