Sekreti i J-Lo? Instruktorja e ushtrimeve fizike (FOTO)

Në videoklipin e këngës së fundit, një bashkëpunim me Iggy Azelea, Jennifer Lopez shfaqet në top formë dhe të njëjtën gjë bëri edhe gjatë performancës së saj në Singapor.

45-vjeçarja është shndërruar prej vitesh në një sex-simbol dhe në një idhull që ndiqet nga miliona fansa në mbarë botën. Por cili është sekreti i linjave të saj?

Tracy Anderson, një ish-balerinë, mikeshë dhe njëkohësisht ortake me Gwyneth Paltrow në disa sipërmarrje të suksesshme rrëfen sekretin. Tracy është prej kohësh instruktorja personale e Jennifer Lopez duke u kujdesur që të mbajë të tonifikuara linjat e saj, sidomos pjesën e fundshpinës.

“Ushtrimet duhet të jenë të tilla dhe të kombinuara që t’i japin rezistencë për koncertet, por edhe të mos i ndryshojnë linjat që ka. Ne nuk duam që të ndryshojmë linjat e saj ndaj përshtatëm disa ushtrime për të mbajtur të tonifikuar pjesën e fundshpinës”, deklaroi Tracey për Hollyëood Life.

“Sekreti? Ne ndryshojmë ushtrimet çdo 10 ditë. Ky është sekreti. Nuk mund të qendrojmë me të njëjtin ushtrim më shumë se 10 ditë”, shton ajo.

Tracey Andreson është ndër instruktoret më të njohura në Hollywood. Së fundmi ajo ka publikuar një DVD me ushtrime që është shitur me mijëra kopje në SHBA dhe Britaninë e Madhe si dhe një libër me udhëzime të titulluar “Metoda 30-ditore e Tracey Anderson”.




Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2