Në postimin e radhës në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka akuzuar qeverinë e kaluar se la pa legalizuar shumë banesa të familjeve të varfra shqiptare. Rama citon se u pajisën me leje ndërtimi permes korrupsionit lokalet, edhe atje ku ligji e ndalon. “Lanë pa legalizuar qindra mijëra shtëpi familjesh të varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon!”, shkruan Rama, teksa e ka shoqëruar me një foto të lokaleve që po prishen përgjatë vijës së liqenit të Ohrit në Pogradec.