Nga sheshi “Nënë Tereza” Papa Francesku në lutjen e tij uroi kombin shqiptar për më shumë paqe dhe mirësi. Gjatë meshë së shenjtë. “Duke ardhur sot në mesin tuaj vëllezër të dashur e motra të Shqipërisë, në këtë shesh që i kushtuar bijës së madhe të bekuarës Nënë Tereza të Kalkutës dua të përsëris: Paqe në shtëpitë tuaja paqe në zemrat tuaja, në kombin tuaj” tha Papa Francesku. Kishte nga ata fëmijë fatlumë të cilët do të kenë të fokusuar në jetën e tyre momentin kur janë puthur nga Papa Francesku. 11:20- Pas vizitës në Presidencë dhe pershendetjes që u ka bërë qytetarëve në sheshin "Nënë Tereza" ka nisur mesha e drejtuar nga Papa Francesku. Në hapësirën para altarit jane vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme. Në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave. Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare.