Papa flet për vizitën në Shqipëri

Katekizmin e audiencës tradicionale të së mërkurës në sheshin “Shën Pjetër” Papa Françesku ia kushtoi udhëtimit të tij në Shqipëri më 21 shtator.

Pasi falenderoi për pritjen, si popullin shqiptar ashtu edhe autoritetet e vendit, ai i përshkroi besimtarëve të mbledhur në shesh atë çka gjeti në Shqipëri.

“Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend, që, pasi u shtyp për një kohë të gjatë nga një regjim ateist e çnjerëzor, po përjeton përvojën e bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve. M’u duk shumë e rëndësishme ta inkurajoj në këtë udhë, që ta vazhdojë me këmbëngulje e të thellohet në të gjitha aspektet, për të mirën e përbashkët. Për këtë, në qendër të udhëtimit, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësinë të shoh me kënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm është e dëshirueshme, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë. Ata e praktikojnë!
Duke përshkuar udhët kryesore të Tiranës, që nga aeroporti çojnë në sheshin qendror, munda të shoh portretet e dyzet meshtarëve të vrarë gjatë diktaturës komuniste, për të cilët është nisur çështja e lumnimit. Vërtet, sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve.  Falenderoj edhe një herë Zotin, sepse, me këtë udhëtim, më dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes. Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Europë. Do të doja që të gjithë ne ta përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor, që në paqe, kërkon bashkimin”, u shpreh Papa Françesku. 


Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2