“Motoja e martesës sonë është të duam njëri-tjetrin, të jemi të parët për njëri-tjetrin gjithmonë”.
Valbona dhe Sokrat Zeneli kanë arritur në “kilometrin e 10” të martesës së tyre. Një udhëtim i bukur së bashku me sfidat, por më e rëndësishmja, një udhëtim ku secili e ka të përcaktuar mirë vendin e vet.
“Mami është e para për babin dhe kjo sepse atë e ka njohur më përpara, ndërsa mua dhe motrën na njohën më pas. Te marrëdhënia e tyre më pëlqen më shumë dashuria e tyre për njëri-tjetrin”, shprehet Ana.
Ndoshta tingëllon çuditshëm për shumë familje shqiptare, ku fëmijët vihen gjithnjë mbi gjithçka, por për familjen Zeneli, martesa është në vend të parë.
Edhe pse kanë 10 vjet bashkë, ata i kushtojnë shumë rëndësi romancës dhe, ajo që merr iniciativa më shpesh është Valbona.
“Letrat janë një mënyrë se si unë mund të shpreh dashurinë dhe këtë e kam praktikuar shumë shpesh. Përdor edhe mënyrat e reja teknologjike, me SMS apo inbox-e, mund ta ngacmoj për humor. Kati është një person humoristik edhe në shtëpi, më bën për të qeshur ndaj më pëlqen shumë kjo anë e tij”, shprehet Valbona.
Ndërsa Sokrati është më shumë tip i veprave, se i fjalëve.
“Ndërsa mua më pëlqen t’i bëj surpriza duke i thënë se do të shkojmë diku, apo duke i dërguar gjëra që nuk i pret në shtëpi. Kjo është mënyra ime e të shprehurit të dashurisë. Ne kemi gjuhë të ndryshme, ajo shprehet përmes letrave, ndërsa unë përmes veprave. Po, kam dëshirë ta kënaq sipas mënyrës sime”, thotë Sokrati.
Në fillim, Valbona nuk ndihej mirë, sepse i dukej sikur investohej më shumë se bashkëshorti, por gjatë udhëtimit 10-vjeçar ajo ka mësuar se martesa nuk është kurrë 50 me 50.
Madje, për ta bërë akoma më bukur zhbalancimin, shpesh në surpriza përfshin dhe fëmijët.
“I bëjmë shpesh dhurata babit, së bashku me mamin, zakonisht vizatime”, thotë vajza e vogël e çiftit.
U rikthehen shpesh kujtimeve të bukura, siç është edhe letra e shkruar 10 vite më parë. Një premtim i mbajtur. Një udhëtim i sigurt drejt lumturisë, jo vetëm bashkëshortore, por mbi të gjitha për fëmijët.