Napoli endet mes paqartësive dhe presidenti De Laurentiisprojekton një të ardhme të re për shoqërinë me ndryshime të mëdha në aspektin e ekuilibrave. Eleminimi nga Champions League dhe kontestimi i tifozëve e kanë bindur presidentin Aurelio De Laurentiis të kërkojë kapitale të reja jashtë Italisë. Objektivi kryesor është ndërtimi i një stadiumi të ri por jo vetëm.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prodhuesi i famshëm i filmave ka hedhur vështrimin nga Lindja e Mesme dhe më saktësisht nga Katari.
Modeli i referimit është Roma dhe De Laurentiis ka filluar të lëvizë në këtë drejtim, por pa e braktisur totalisht klubin. Por për të bërë hapin cilësor duhen burime të reja për të gjeneruar përfitime dhe në këtë aspekt, hapi i parë është stadiumi i ri. Në rastin e Romës, partneri i ri "Starwood" hyri si aksioner gradualisht, prandaj partnerët amerikanë janë më të pëlqyer sepse ata nuk dëshirojnë menjëherë të gjithë aksionet e shoqërisë së kaltër.
Përsa i përket pistës nga Katari, shoqëria ende e panjohur ofron 200 milionë europër shitjen e të gjithë paketës së aksioneve. Një shifër e rëndësishme që mund të ndryshojë në mënyrë radikale ekujlibrat dhe projektet e presidentit.
A do ta refuzojë De Laurentiis një ofertë të tillë? Kjo mbetet për t’u parë gjatë ditëve të ardhshme...