Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me FNSH-në ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Lazarat.
Mësohet se ky arsenal ishte fshehur në një banesë të vjetër të fshatit në zonën e depos së ujit.
Policia ka sekuestruar 7000 fishekë, 2 mitralozë dhe 3 kallashnikovë.
Të premten e kaluar, forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë kryer një tjetër operacion në këtë fshat. Operacioni i uniformave blu është përqendruar në vendin e njohur si Gryka e Sopotit, ku është kontrolluar banesa e një të dyshuari.
Nga kontrollet e kryera në pronën e shtetasit Asqeri Basha janë gjetur dhe sekuestruar katër automatikë të tipit Kallashnikov, si dhe dy automjete.
Policia e Shtetit ndërmori në muajt e fundit operacionin masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat, që çoi në asgjesimin e tyre.
Megjithatë, pavarësisht kanabisit të asgjesuar dhe sekuestrimeve masive të armëve, në këtë fshat kanë mbetur vatra sporadike krimi, që shtyjnë policinë të vijojë aksionet e saj.