Sic ishte paralajmëruar, Kuvendi nisi sesionin e ri parlamentar me shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës që kishte kthyer disa nga ligjet më të rëndësishme të miratuara nga mazhoranca në seancën e fundit të sesionit të kaluar më 31 korrik.
Dhe po ashtu siç ishte paralajmëruar nga mazhoranca dekretet e Presidentit u rrëzuan që të gjithë, përveç atij që dekreton në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felajn.
Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit për ndarjen territoriale me 81 vota kundër dhe asnjë pro, u rrëzuar dekreti për Ligjin e Policisë së Shtetit me 79 vota kundër dhe 3 pro, ndërsa 78 kundër dhe 3 pro shkuan për rrëzimin e dekretit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
U rrëzuan gjithashtu edhe dekretet për Shkollën e Magjistraturës dhe ai për Gjykatën Administrative.
I vetmi dekret që kaloi ishte ai për emërimin e Ermonela Felajt në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, post i mbetur vakant pas dorëheqjes së Ilirjan Celibashit. Në votim i vetmi që dha votën kundër pa dashje ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Rama: Drejtësia, ndarja e re dhe policia, prioritete kombëtare
Pak para votimit, në fjalimin e mbajtur kryeministri Edi Rama rikonfirmoi angazhimin e mazhorancës, që sipas tij shkon përtej asaj qeverisëse, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Për të arritur këtë qëllim, tha Rama, duhet të realizohen prioritetet kombëtare, si reforma territoriale, ajo në drejtësi dhe ajo për Policinë e Shtetit, që “fatkeqësisht” janë refuzuar nga presidenti i Republikës.
“Prioritet kombëtar është reforma në drejtësi, që nuk është kurrësesi një prioritet partiak. Qytetarët kërkojnë prej nesh që sistemi i dyerve të mbyllura të institucioneve të kalbura të marrë fund.
Reforma territoriale është një prioritet kombëtar i pamohuar, i përcaktuar si një domosdoshmëri nga qeveritë e radhës. Fatkeqësisht, presidenti i Republikës realizon dëgjesa me pushtetarët vendorë të djathtë pasi Parlamenti e ka votuar këtë reformë. Presidenti mban dëgjesa surreale që nuk justifikojnë pozicionin e tij.
Prioritet kombëtar është edhe lufta kundër krimit dhe garantimi i një standardi sigurie normal për qytetarët. Reforma në polici u hartua në bashkepunim me partnerët që asistojnë Policine e Shtetit. Por edhe këtë prioritet presidenti e ktheu.
Por ne nuk kemi kohë për të humbur. Deri dje ky vend ka pasur një Parlament që sulmonte presidentin, ndërsa sot ka një president që sulmon qeverinë”, tha Rama.
Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, se mazhoranca po përpiqet t’i mbyllë asaj gojën në sallën e Parlamentit. “Përpjekje për t'i mbyllur gojën opozitës? Jo vetëm që nuk ka, por asaj i lejohet përtej çdo caku për të folur”, u përgjigj Rama.
Meta: Përgjegjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie
Më hëret, në fjalën e tij para deputetëve të mazhorancës, pasi ata të opozitës mungonin, kryetari Ilir Meta vlerësoi reformat e ndërmarra sesionin e kaluar, ndërsa paralajmëroi se ato që vijnë më pas do të jenë edhe më të vështira.
“Sfidat e Parlamentit janë më të mëdha pas marrjes së statusit. Këtë sesion do të jetë e domosdoshme të trajtohen përgjegjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia”, deklaroi Meta.
Duke qëndruar tek reformat, kryetari i LSI-së e vuri theksin tek ajo në drejtësi, e cila sipas tij duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe për këtë ftoi opozitën për të ofruar kontributin e saj.
“Reforma në drejtësi duhet të jetë e thellë, gjithëpërfshirëse dhe sa më efikase. Opozita do të jetë e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë reformë”, tha Meta.
Gjithashtu, kreu i Parlamentit ftoi deputetët që të miratojnë sa më shpejt kodin e etikës, që do ndikonte në një proces parlamentar më të qetë e më konstruktiv.
Pak para nisjes së seancës, Meta mblodhi grupin parlamentar të LSI-së, ku në cilësinë e kryetarit garantoi se këtë sesion të ri kjo parti do të jetë konstruktive dhe reformiste.
“Grupi parlamentar i LSI do punojë për të qenë një faktor aktiv, bashkëpunues e reformues. Ai do vijojë dialogun me grupet e interesit dhe faktorët e tjerë. Nuk duhet harruar që kjo forcë politike së shpejti bën 10 vjet”, tha Meta.
PDIU thyen bojkotin e opozitës
Shpëtim Idrizi: Detyra jonë është që të jemi në Parlament
Tre nga 5 deputetët e PDIU-së thyen bojkotin e opozitës dhe morën pjesë në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar. Shpëtim Idrizi deklaroi se partia e tij është pjesë e opozitës, por theksoi se detyra i kërkon që të jenë në Parlament.
“Ne jemi deputetë të PDIU dhe detyra jonë është të jemi në Parlament. Ne jemi pjesëtarë të opozitës dhe qëndrimin tonë sigurisht do ta mbajmë në seancë”, tha Idrizi.