Të martohesh është e lehtë, të qëndrosh i martuar është më e vështirë, të jesh i lumtur në martesë - siç thuhet në librin “Çelësat për një martesë të suksesshme”, - do të futej në artet e bukura.
Por, përpjekjet për një martesë të suksesshme nuk janë të pakta. As në Shqipëri.
“Jetë familjare”, një lëvizje që ka në fokus forcimin e familjes, vetëm pak ditë më parë ka organizuar një aktivitet krejt të veçantë për artin e martesës, në një hotel në Durrës.
Rreth 20 çifte nga e gjithë Shqipëria kanë kaluar 3 netë me njëri-tjetrin, në një ambient shumë romantik, jo më shumë se për të marrë gati recetat për një martesë të lumtur, se sa për t’u ndalur pak e për të reflektuar për përkushtimin, që kanë marrë ditën që i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.
Videokonferenca, lojra, diskutime, darka romantike dhe letra dashurie, e kanë bërë të paharrueshëm për ta këtë aktivitet, që i largoi nga jeta e përditshme për t’u fokusuar më shume te njëri-tjetri dhe te martesa e tyre.