Një grua tajlandeze mendohet se ka duart më të mëdha në botë. Gjymtyrët peshojnë nga 10 kg secila.
Për më shumë se 50 vite shitësja me emrin Duangjay Samaksamam nga provinca e Surinit vuan nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e dhimbshme. Ekspertët thonë se 59-vjeçarja është i vetmi person në botë me macrodystrophia lipomastosa në të dyja duart. Ky çrregullim bën që dhjami të depozitohet në krahë dhe duar.
Ajo e ka të vështirë të lëvizë dhe të bëjë veprime shumë të thjeshta si larja apo kapja e flokëve.
20 vitet e para të jetës së saj Duangjay i ka kaluar e mbyllur në shtëpi për shkak se kishte turp nga pamja e saj. Kjo do të thotë se ajo nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Por, në moshën 20-vjeçare u detyrua të dilte dhe të punonte në dyqanin e familjes pasi prindërit e moshuar nuk mund të punonin dot më.
“Shumë doktorë kanë provuar të gjejnë një zgjidhje, por nuk ia kanë dalë. Ata më kanë thënë që nuk dihet shkaku i këtij çrregullimi dhe nuk kanë një kurë për të. Pas shumë përpjekjeve më thanë se e vetmja zgjidhje ishte prerja e duarve, por unë nuk dua ta bëj këtë”, thotë 59-vjeçarja.