Sebastian Vettel përgënjeshtroi zërat që e shohin tek Ferrari vitin e ardhshëm duke siguruar se do të respektojë kontratën që e lidh me Red Bullin deri në fund të vitit 2015.
“E kam thënë shumë herë. Kam një kontratë me Red Bullin edhe për vitin tjetër dhe do jem pilot i Red Bullit. Kam ende shumë gjëra për të bërë me këtë skuadër dhe dua të rikthehem si më parë”, tha për gazetën ‘Bild’ katër herë kampioni i Formulës 1.
Gjithsesi, piloti gjerman nuk përjashton mundësinë që në një të ardhme të pilotojë makinën e kuqe: “Cdo ish-pilot më thotë që nuk ka asgjë më të bukur se të jesh pjesë e Ferrarit.”
Me katër tituj të fituar në katër sezonet e fundit, Vettel duhet të përballet me mendimin e shumë tifozëve se ai i ka fituar kampionatet falë makinës së shkëlqyer që ka pasur në dispozicion. Ky mendim përforcohet duke parë se gjatë këtij viti, me një makinë jo në nivele të larta, Vetteli është paraqitur më dobët edhe se shoku i tij i skuadrës, Daniel Ricciardo.
“Këtë vit kam pasur shumë probleme mekanike, por edhe unë nuk kam qenë në nivelin që pritej. Danieli ka punuar shumë mirë, i ka merituar fitoret dhe më ka vënë në vështirësi. Ai ka treguar se nuk kemi një makinë kaq të keqe sa mendohej”, tha Sebastian Vettel.