Bebi shndërrohet në burrë në vetëm pak sekonda

Duket se mrekullitë ndodhin me të vërtetë. Sipas një gazete afrikane, një fëmijë 2-muajsh është shndërruar në një burrë të rritur në vetëm pak sekonda. 

Gazeta ‘Daily Observer’ nga Liberia tregon historinë e Smith Freeman, i cili u rrit në sytë e nënës së tij brenda pak sekondave dhe u largua në pyll.

Sipas nënës së fëmijës, 16-vjeçares Lorpu Kollie, ajo po shkonte në fermë kur djali nisi t’i fliste duke i thënë që ta zbriste poshtë. Në momentin që e uli, djali u bë burrë dhe u largua.

“Është hera e parë që shoh një 2-muajsh të flasë aq qartë. Jam e tronditur pasi djali im nuk ka pasur asnjë shenjë që të tregonte se i përkiste një bote të errët”, tha Lopu për gazetën.

Gjyshi i djalit, Jerome Kowan, ka deklaruar se rritja dhe zhdukja e fëmijës është “vepër e Ferrit”.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2