5 automjete janë përplasur me njëra tjetrën në Milot ndërsa shkaktari i këtij aksidenti është larguar menjëherë nga vendngjarja. Sipas dëshmitarëve okular, në këtë aksident fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa janë dëmtuar makinat e përfshira në aksident. Policia po vijon hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.