Vrasja e Santos, shkarkohet polici

Efektivi i Policisë së Shtetit, Tonin Qepuri, i cili ishte i pranishëm në momentin e vrasjes së bankierit Artan Santo, është shkarkuar nga detyra.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ndaj Qepurit ka nisur proçedimi administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe pas verifkimit të fakteve është vendosur përjashtimi i tij nga radhët e policisë, pasi ka shkelur rregulloren e Disiplinës së Policisë.

Konkretisht, Qepuri ka shkelur nenin 11, pika 12 të kësaj rregulloreje, “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë”. Por pavarësisht masës së marrë, ai ka të drejtën e ankimimit të saj.



Sipas të njëjtave burime, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara ka rezultuar se Qepuri në momentin e vrasjes së bankierit Santo nuk ka ushtruar kompetencat e tij si efektiv policie, pasi ligji parashikon që ata duhet të veprojnë në çdo rast për të ruajtur jetën e qytetarëve.

Biznesmeni Artan Santo u qëllua me gjashtë plumba pistolete në kokë dhe në trup 26 qershorin e kaluar, rreth orës 9 e 15 minuta, në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ndërsa po hynte në ndërtesën e “Credins Bank” që ai drejtonte.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2