Vlorë, shpërthim tritoli, një i vdekur

Një shpërthim i fuqishëm tritoli në një automjet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike. 

Isuf Brahimaj, 43 vjeç, është ekzekutuar me një bombë të vendosur në automjetin e tij tip Mitsubishi me targa AA 848 JX. Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 dhe automjeti ishte në ecje nga Skela në drejtim të daljes së Vlorës, në vendin e quajtur Rruga Transballkanike, rrethrotullimi i sheshit “Omonia”.

Shpërthimi i fortë ka shkaktuar dëme edhe në banesat përreth. Automjeti pas shpërthimit është ndezur në flakë dhe ka vijuar të ecë deri sa është përplasur me murin e një banese. 19-vjeçarja Ornela Gjini ka mundur të dalë nga automjeti me ndihmën e kalimtarëve dhe personave në sheshin “Omonia” dhe është shoqëruar në Spitalin e Vlorës me djegie të shkallës së tretë në trup dhe me dëmtime të rënda të gjymtyrëve.

Ndërkohë, viktima Isuf Brahimaj ka vdekur në vend nga shpërthimi që ndodhi poshtë sediljes së tij. Pas zjarrit që ka rënë në automjet trupi i tij është djegur brenda mjetit të mbetur.

Viktima është duke u hetuar në lidhje me konflikte që mund të kenë sjellë këtë atentat. Ndërkohë, më shumë se një vit më parë të vëllait të viktimës i kanë bërë një tjetër atentat të ngjashëm në automjetin e tij tip Mercedes, por fatmirësisht shpërthimi ndodhi sapo personi ishte larguar nga automjeti.

Policia ka si pistë të parë hakmarrjen dhe ndodhet ende në vendin e ngjarjes duke mbledhur dëshmitë dhe provat.

Mendohet se shpërthimi është realizuar me eksploziv C4 me telekomandim.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2