Duke i'u referuar një studimi japonez është arritur në përfundimin se për të pasur një gjum të mirë dhe të qetë, mjafton të shtoni dozën e konsumimit të orizit, në krahasim me bukën ose makaronat. Ky ushqim ka një sasi glicemie më të lartë se ushqimet e tjera të pasura me karbohidrate si buka dhe makaronat. Si rrjedhojë, rrit nivelin e një proteine e cila rregullon nivelin e serotoninës, i njohur si hormoni i humorit, por që përfshihet edhe në mekanizmin e gjumit. Në këtë kërkim kanë marrë pjesë 1848 persona të moshës 20 deri në 60 vjeç, duke analizuar rastet kur hanin makarona, bukë dhe oriz, krahasuar me gjumin që bënin.