Një burrë kinez ka mbijetuar për mrekulli pasi një shufër e trashë hekuri i përshkoi kokën gjatë kohës kur po punonte në shtëpinë e tij. (KUJDES! Pamje të rënda)
Burri i identifikuar vetëm me emrin Ho po “zbërthente” shtëpinë e tij në provincën Guangxi kur një shufër hekuri ra nga lart duke i hyrë në pjesën e djathtë të ballit e duke i dalë në të majtë të nofullës.
Për fat të mirë dhe në mënyrë të habitshme 50-vjeçari shpëtoi nga kjo plagosje e tmerrshme dhe tani po rekuperohet në spital pas ndërhyrjes së mjekëve.
Paramjekësorët që u lajmëruan për të trajtuar zotin Ho u shokuan nga incidenti që i kishte ndodhur 50-vjeçarit dhe në të njëjtën kohë mbetën të çuditur nga fakti se burri kinez jo vetëm që ishte gjallë, por ishte krejtësisht i vetëdijshëm dhe i kthjellët në mendime.
Tashmë, zoti Ho po e merr veten dhe nuk është në rrezik për jetën. Nëse shufra e hekurit do të kishte hyrë në kokën e tij me një kënd tjetër, do të kishte prekur trurin ose syrin duke shkaktuar vdekjen e sigurtë.