SHBA dislokon këshilltarë ushtarakë në Irakun verior

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se rreth 130 këshilltarë të tjerë ushtarakë amerikanë janë dislokuar në Irakun verior për të vlerësuar mënyrat se si Uashingtoni mund të ndihmojë Bagdatin në luftën kundër ekstremistëve islamikë. 

Duke folur të martën në një bazë ushtarake amerikane në Kaliforni, Sekretari Hagel theksoi se roli i ushtarakëve amerikanë është i kufizuar vetëm në dhënien e këshillave për forcat irakiane të sigurisë. 

Ai tha se dislokimi në qytetin verior të Irbilit "nuk është një operacion luftarak me ushtarë në terren", duke shtuar se ekipi i këshilltarëve do të bëjë një vlerësim të hollësishme të sigurisë në Irakun verior, raporton Voa.

Pentagoni në muajin qershor bëri një njoftim të ngjashëm për dislokimin e deri 300 këshilltarëve ushtarakë në Bagdad. 

Ndërkohë në Bruksel, 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për furnizimin me armë të kurdëve të Irakut, të cilët po luftojnë kundër militantëve të grupit Shtetit Islamik. 
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2