Shakira pret djalin e dytë

Shakira dhe Pique janë në pritje të një tjetër fëmijë. Këngëtarja kolumbiane pranoi se do të bëhet për herë të dytë nënë, pas djalit të parë Milan.

Përflitej prej javësh për shtatzaninë e këngëtares 37-vjeçare me partnerin e saj, mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique.

Pas gjithë këtyre zërave këngëtarja është dorëzuar dhe ka rrëfyer për versionin spanjisht të revistës Cosmopolitan tha: “Po jam shtatzanë. Pres një fëmijë të dytë, një djalë të dytë”.

Pique dhe Shakira janë bashkë që prej vitit 2010 dhe pavarësisht se katër vite nuk janë pak, romanca mes çiftit mbetet ende si në ditët e para…të paktën kështu thotë Shakira.

“Dashuria jonë ka qendruar konstante gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ajo.

Çifti priti fëmijën e parë, Milanin një vit e gjysmë më parë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2