Në ditën e tretë të operacionit masiv anti-kanabis në zonën e Dukagjinit është hapur sërish zjarr ndaj forcave të policise në komunën Pult, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Policia bën të ditur se janë identifikuar përsonat që po qëllojnë me armë zjarri si dhe është vënë në dispozicion një shumë prej 100 mijë euro për ata që japin informacion për kapjen e tyre.
Sipas policise përsonat që po qëllojnë janë një grup prej 10 personash të identifikuar nga komuna Pult e Dukagjinit Besnard Bungaja, Gjin Guri, Lekë Thani, Nikollë Shpati, Palë Dushku, Gegë Kola, Mentor Bungaja, Pëllumb Dushku, Nikë Tonaj dhe Kolë Bungaja.
Përsonat në fjalë janë shpallur në kërkim nga policia dhe aktualisht forcat RENEA janë duke kryer disa aksione në zonat ku dyshohet se ndodhen ata.
Në të njëjten kohë policia ka thirrur për të bashkëpunuar kryetarin e Komunës Pult dhe familjarët e përsonave që po qëllojnë, me qëllim bindjen e këtyre të fundit për t’u dorëzuar.
Gjatë operacionit anati-kanabis në zonën e Dukagjinit janë asgjesuar rreth 41 mijë rrënjë kanabis sativa, ndërkohë që vazhdon asgjesimi i dhjetra parcelave.
Një ditë më parë Policia e Shtetit vendosi të ndryshojë stratëgjinë e operacionit anti-kanabis në Veri të vendit nisur nga kundërshtimi me armë i disa prej banorëve duke përdorur skemën e Lazaratit.
Duke konsideruar terrenin tejet të vështirë dhe duke marrë parasysh sulmin që po i bëhet me armë, në veri të vendit u dërguan forca shtesë për të kryer një operacion më të madh nga çfarë ishte menduar më parë.
Mendohet që e gjithë zonat ku është identifikuar nga ajri që ka të mbjella me kanabis sativa do të rrethohet nga forcat speciale policore dhe me pas do të fillojë shkatërrimi i tyre.
Policia mendon se do të ndërmarrë të njëjtat veprime si në Lazarat duke qenë se në operacionin e fundit pati sukses, ndërsa konfirmon se nuk do të ketë tërheqje edhe pse është kundërshtuar me armë. /