Samsung prezanton orën e mençur Gear S


Kompania Samsung prezanton orën e mençur Gear S, që ka një paraqitje të lakuar. Aplikacioni S Health i vetë Samsung-ut do të vijë i instaluar në Gear S së bashku me softuerin Nike+ Running, që tregon që kjo kompani është duke synuar që ta zë një vend diku mes pajisjes së orientuar për palestër dhe alternativave Gear 2 dhe Android Wear. Hartat Here të Nokia-s do të përdoren për navigacion në hartë, duke shënuar një largim tjetër nga softueri i qëndrueshëm i Google, shkruan
 Sa i përket anës harduerike, Gear S ka marrë certifikatën IP67 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit dhe përfshin grumbullin e zakonshëm të sensorëve të kompanisë Samsung: në të ndodhet një akselerometër, barometër, xhiroskop, kompas dhe monitorues për të rrahurat e zemrës, dritën ultra-violet dhe dritën e ambientit. Një bateri prej 300mAh është premtuar që do të zgjas deri në dy ditë me një mbushje. Samsung Gear S do të dalë në shitje gjatë tetorit dhe do të shoqërohet me dy pajisje të reja periferike nga kompania: pajisjen Samsung Gear Circle.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2