Javët e fundit ka qenë e zënë me regjistrimin e albumit të saj të ri, por edhe me turin “Monster” në bashkëpunim me Eminem. Dy aktivitetet e ngjeshura profesionale e kanë mbajtur larg plazheve për pak kohë. Rihanna është rikthyer në rrjetet sociale me nëj set fotografish nga pushimet e saj. Këngëtarja nga Barbadosi postoi një foto me bikini dhe një tjetër me një fustan të gjatë. Vendi i pushimeve është mbajtur sekret dhe e vetmja e dhënë e shpërndarë për fansat nga bukuroshja 26-vjeçare është postimi në Instagram ku njofton se “ishte për darkë tek një vullkan aktiv”.