Rihanna ka marrë me qera një apartament në Nju Jork që në fillim të këtij viti, kur vendosi të shpërngulej nga LA. Por tani këngëtarja e hitit “Diamonds” duket se ka gjetur një shtëpi të përhershme, pasi është parë duke i hedhur një sy një apartamenti në lagjen Tribeca.
“Ajo kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë dhe taka të larta, sikur ishte bërë gati të performonte. Nuk ishte një look i përditshmërisë”, tha një burim. Rihanna shpenzoi një kohë të mirë duke parë dhomat e dizajnuara nga arkitekti Enrique Norten.
Dhoma kryesore përmban kuzhinën dhe këndin e ngrënies, e rrethuar nga mure xhami të përforcuara nga shufra çeliku dhe që përshtaten me një parket të drunjtë. Ky është një stil kontemporan i një apartamenti që ofron pamje të mrekullueshme të qytetit. Apartamenti është rreth 5.350 m2 me 4 dhoma luksi dhe 4 tualete. Kjo ndërtesë përmban edhe palestër, pishinë dhe shumë ambiente të tjera.
Rihanna vendosi që të zhvendosej në Nju Jork dhe të linte LA pas ndarjes nga i dashuri Chris Brown. Gjatë këtij viti ajo i shtoi investimeve të saj në prona edhe një rezidencë luksoze në LA, me vlerë rreth 15 milionë dollarë.
Nga fillimi i vitit 26-vjeçarja ka marrë edhe një apartament me qera në Manhatan për 36 mijë USD në muaj. Pasuritë e patundshme të Rihannas përfshijnë edhe një rezidencë luksoze në Barbados, me një vlerë prej 22 milionë dollarë.