Prodhimi i iPhone 6 do të fillojë javën e ardhshme

Flitet se Apple do të prezantojë iPhone-in e ardhshëm në shtator, në të njëjtin muaj që ka prezantuar edhe iPhone-t e mëparshëm. 

Gazeta prestigjioze Economic Daily News ka njoftuar se prodhimi i iPhone 6 do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa modeli me ekran 5.5 inç nuk do të fillojë të prodhohet deri në javën e parë të gushtit, transmeton krokodili.com. Dy kompanitë që do të merren me prodhimin e njësive të iPhone 6, Foxconn dhe Pegatron, kanë punësuar një numër të madh punëtorësh që do të ndihmojnë në prodhimin e këtij telefoni inteligjent, madje Foxconn do të shtojë edhe robotë të tjerë në fabrikat e saj. Ecnomic News Daily raporton se Foxconn do të punësojë 100 mijë punëtorë të rinj për të mbuluar kërkesën shtesë për fuqi punëtore. Ndërsa Pegatron thuhet se do të shtojë stafin e saj me 30%. Zakonisht, kur nis procesi i prodhimit të një pajisje të re, të gjitha kompanitë teknologjike marrin punëtorë të rinj në bordin e tyre, por numri i punonjësve që kompania Foxconn po planifikon të punësojë i kalon të gjitha rekordet. Para disa ditësh u fol se prodhuesit e telefonit kishin hasur probleme me pjesët e reja të holla të iPhone 6. Megjithatë burime të ndryshme të kompanisë na sugjerojnë se iPhone 6 do të prezantohet në muajin shtator pavarësisht problemeve. Akoma është e paqartë se çfarë do të ndodhë me iPhone 6 me ekran 5.5 inç. Meqë nuk kanë dalë shumë informacione për të, mendojmë se ky version nuk do të realizohet tani shpejt. Gjithsesi këto janë vetëm hamendësime, duhet të presim konfirmimin zyrtar të Apple-it për të parë nëse janë të vërteta apo jo.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2