Shpesh ne konsumojmë kakaon pa e ditur se ajo shërben edhe si një maskë ideale për lëkurë të butë dhe të pastër. Një maskë do të përbëhej nga kakaoja, pak kripë dhe vaj ulliri. Përzieni së bashku përbërësit deri sa të krijoni një masë homogjene. Përbërjen e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni me gishta.
Maskën lëreni të qëndrojë mbi lëkurë 20 minuta dhe sapo ta shpëlani me ujë të vakët, do të vëreni menjëherë efektin që do të lerë mbi lëkurë.
Kjo maskë, ashtu si shumë të tjera të cilat realizohen në shtëpi, do t’ju nxisë më shumë dëshirën për t’u kujdesur për lëkurën.