Ju e dini që Dielli është burimi përgjegjës për zhvillimin në Tokë, rrezatimin elektromagnetik që vepron mbi të gjitha qëniet e gjalla në tokë por edhe një burim i madh kënaqësie dhe relaksimi. Megjithatë dielli me anë të rrezeve të tij paraqet një rrezik të vërtetë për lëkurën! Spektri solar është i përbërë nga një mori rrezesh nga të cilat më të rëndësishme janë rrezet UVB dhe rrezet UVA. Rrezet UVB mund të shkaktojnë përvec sintezës së vitaminës D në trup edhe djegiet nga dielli që janë origjina e mjaft kancereve të lëkurës. Ndërkohë rrezet UVA përgjegjese për nxirjen e trupit por edhe për fotoplakjen edhe ato kontribuojnë në shfaqjen e melanomave.
E dini se ne marrin gati 98 % rreze UVA dhe 2 % rreze UVB ? UVA janë të pranishme gjatë gjithë ditës ndërsa UVB arrijnë maksimumin e tyre në mesditë. Raporti i UVA është gati konstant gjatë gjithë vitit, ndërsa UVB janë shumë më të fuqishme gjatë verës.
Rreth 10% e UVB dhe 30 % e UVA depërtojn në lëkurë, duke shkaktuar dëmtime të ADN qelizore, prodhimin e radikaleve të lira dhe pengojnë riparimin normal të vetë qelizave, gjë që çon në shfaqjen e qelizave kancerogjene.
Kjo gjë e bën diellin përvecse një mik të fortë edhe një rrezik të vërtetë pasi 20 % e bebeve rreth 1 vjeç kanë pësuar të paktën një djegie të shprehur nga dielli dhe risku i melanomës është i katërfishuar nëse ekspozimi në diell gjatë fëmijërisë është shumë i lartë.
Sipas studimeve 96% e fëmijëve nuk mbajnë t-shirt në plazh, 85 % e prindërve nuk ua riaplikojnë mbrojtjen solare nga dielli fëmijëve dhe gati 50% e e fëmijëve nga 3-12 vjeç qëndrojnë jashtë gati 6 orë në ditë.