Jeta në rrezik nga rrjeti

Me një virus kompjuteri hakerët mund të shkaktojë një aksident automobilistik. Kjo është dëshmuar nga studjuesit. Në një botë, ku gjithnjë e më shumë aparatura lidhen në internet, rreziku i sulmeve të tilla rritet.
Lidhja gjithnjë e më e madhe e pajisjeve me njëra-tjetrën lehtëson shumë gjëra. Sistemi i navigacionit në makinë, ose në smartphone na tregon rrugën. Ne mund të komunikojmë më lehtë me njëri-tjetrin, informacionet na vijnë më shpejt. Ata që e njohin mirë teknologjinë që tani mund ta rregullojnë ngrohjen në shtëpi që nga zyra nëpërmjet internetit dhe mund të porositin pica përmes televizorit. Por kur një pajisje është e hapur dhe e lidhur me jashtë, ajo edhe mund të sulmohet nga hakerët keqdashës, terroristët, qeveritë.
Synimi i shumicës së hakerëve është rrëzimi i sistemeve kompjuterike dhe marrja e të dhënave dhe e fjalëkalimeve. Të prekura prej kësaj në të kaluarën kanë qenë edhe institucionet e mëdha si FBI dhe ministria amerikane e Mbrojtjes. Procedura është kjo: sulmuesit kërkojnë një të çarë në sistem, hyjnë brenda dhe kryejnë pastaj sulmet e tyre. Ky parim funksionon tek të gjitha aparaturat, që komunikojnë me botën e jashtme, pra jo vetëm tek kompjuterat klasikë, por edhe ntek avionët, anijet, makinat, apo pajisjet shtëpiake. Se sa të prekshme janë ata, këtë e kanë analizuar Klaus Scherer dhe Rudolph Herzog për dokumentarin "Në shënjestër të hakerëve, sa e rrezikshme është kjo."
Frenim i plotë nga laptopi
Filmi i tyre fillon me vdekjen e gazetarit amerikan Michael Hastings. Ai vdiq në një aksident automobilistik, për të cilin shumë besojnë se ishtë "shkaktuar me qëllim". Që një gjë e tillë të jetë e mundur, që makina e Hasting të preket nga hackerat, është e mundshme, thotë Richard Clarke, ekspert i shërbimeve sekrete dhe ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Një haker dhe një profesor universiteti e paraqesin këtë në film: Ata drejtojnë një makinë nga një laptop, manipulojnë frenat dhe e bëjnë që të ndalet papritur.
Shumë prodhues makinash bëjnë rekalmë me lidhjen në rrjet
Shumë prodhues makinash bëjnë rekalmë me lidhjen në rrjet
Ata hyjnë në kompjuterin në bordin e makines duke injektuar një virus. Në qoftë se një makinë ka lidhje interneti, atëherë kjo është fare e thjeshtë. Virusi mund të jetë i fshehur në një file muzike ose në një lojë, që shoferi i shkarkon përmes sistemit në bord. "Shumë rrjete, të cilat janë të vendosura në makina, janë të lashta përsa i përket teknologjisë. Për një kohë të gjatë nuk ka patur koncepte, për të mbrojtur komunikimin e tyre", thotë hakeri Chris Valasek. Hugo Teso, një tjetër haker, tregon se si edhe aeroplanët mund të devijohen nga kursi i tyre i fluturimit. Ka boshllëqe në rrjetet e komunikimit, të cilat linjat ajrore i përdorin për riparimin e makinave të tyre, ose për kontaktet me ekuipazhin, shpjegon ai.
Jo më pak tmerrues janë skenarët, që prekin infrastrukturën: rrjetet e rrymës elektrike. Sulmet në rrjet ka kohë që i sjellin probleme të mëdha koncerneve energjetike. Shumë mbrohen duke shkëputur sistemet e rëndësishme kompjuterike nga interneti. Kriminelët e internetit gjejnë megjithatë përsëri porta për të hyrë. Për shembull, përmes kontatorit të rrymës, siç njoftoi kohët e fundit agjencia e lajmeve Reuters. Kontatorët lidhin konsumatorët direkt me furnizuesin, me qëllim që përmes internetit të sjellin të dhënat e përdorimit dhe konsumimit.
Prodhuesit kanë nevojë për të bërë ndryshime
Prirja për lidhjen e gjithanshme në rrjet po avancon, e ardhmja është e ashtuquajtura smart home. Për momentin janë relativisht pak pajisje shtëpiake të lidhura, por ato do të bëhen gjithnjë e më shumë. Në "Smart Home" të së ardhmes lavatriçja, televizori, dritat dhe soba mund të kontrollohen nga smartphone - dhe rreziku është i mundshëm, se ata mund të sulmohen nga hakerat. Dikush, për shembull, mund të ndezë furrën, pa qenë njëri në shtëpi.
A do të jenë edhe lavatri☼et së shpejti të lidhura me rrjetin?
A do të jenë edhe lavatri☼et së shpejti të lidhura me rrjetin?
Por nuk duhet patur frikë, thotë eksperti i sigurisë në internet, Christof Paar, nga Ruhr-Universitet në Bochum. Shembulli i dyerve elektrike të garazhit tregon se jo çdo mundësi krijon mundësi për hajdutët. Sepse edhe pse dyert elektrike të garazheve është e lehtë të telekomandohen nga jashtë, nuk ka thuajse asnjë vjedhje, thotë Paar në bisedë me DW.
Gjithçka është e lidhur me mundin dhe përfitimin. "Ndërhyrja në një aparaturë shtëpiake, nuk sjell ndonjë dobi të madhe. Ndryshe është me ndërhyrjen në një llogari bankare në internet." Megjithatë prodhuesit duhet të avancojnë shumë në këtë fushë. "Shumë aparatura nuk kanë aspak funksione sigurie, ose ata janë shumë rudimentare dhe të dobëta", thotë Paar. Prodhuesit e pajisjeve shtëpiake, të kuzhinave, kanë shumë pak përvojë me sigurinë në rrjet.
Shumë prodhuesve u mungojnë njohuritë
Klaus Scherer ka konstatuar në kërkimet e tij, se shumë firma kanë vështirësi me këtë temë. "Është e njëjta këngë e vjetër, ata nuk dëshirojnë të flasin në lidhje me këtë çështje, sepse duan të shesin aeroplanë, makina, etj dhe bëjnë reklamë të madhe për brezin "modern, të ri të automjeteve, që janë në gjendje për të bërë çdo gjë', thotë ai në bisedë me DW. Për rreziqet ata nuk duan të flasin patjetër publikisht, sidomos kur konkurrenca është e madhe.
Gazetari Klaus Scherer ka qenë disa vite korrespondent i ARD-së në Uashington
Gazetari Klaus Scherer ka qenë disa vite korrespondent i ARD-së në Uashington
Por ka edhe firma, që e trajtojnë në mënyrë më ofensive çështjen e sigurisë, thotë Scherer. "Ata thonë: "Kemi nevojë të fillojmë një fqinjësi për ndihmë digjitale, ku një firmë i ndihmon një firme tjetër. Në fund të fundit rëndësi ka edhe qëndrimi i blerësit. "A duhet që të lexoj e-mailin në trafik, dhe që makina të niset vetë?", pyet Scherer vetëm dhe konsumatorët e tjerë.
Ai ka konstatuar se nga afera spiunimit të NSA-së së paku te konsumatori gjerman ka humbur besimi tek kjo teknologji. Në një treg global kjo ndoshta është pak. Marrëdhënia e amerikanëve për shembull me këtë teknologji është krejt tjetër, shpjegon Scherer. Për arsye historike gjermanët kanë frikë nga shtetet, që mbikqyrin." Amerikanët pyesin, çfarë është e mundur dhe e zbatojnë pastaj.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2