Borziloku për një fytyrë të pastër

Përgjithësisht problemet që shfaqen në fytyrën tonë janë të shumta duke nisur nga njollat, puçrat, yndyrë e tepërt. Që në kohët e hershme, borziloku perdorej si një ilaç popullor për sherimin e akneve falë vetive te tij. 

Për të përgatitur këtë locion, nuk na duhet shumë kohë dhe njëkohësisht nuk do të keni shumë shpenzime. Në një enë shtoni 20-30 gjethe borziloku dhe dy-tre lugë ujë. Më pas ushtroni forcë mbi gjethet, kjo bëhet që ju të nxirrni lëngun nga gjethet. Në fund, me anë të këtij lëngu ju duhet të lyeni fytyren dhe më pas duhet ta lëni 5 minuta në qetesi. Pas kësaj procedure, duhet ta shplani me ujë të vakët.
Përpos locionit, të njëjtën efekt ka edhe maska. Për ta realizuar këtë, në fillim duhet të grini me një thikë disa gjethe borziloku dhe më pas shtoni një luge kos. Përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyre për 20 minuta. Përsëri shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Në fund te procesit aplikoni këte tonik. Zieni 1 filxhan kafeje me ujë, siper shtoni 2 lugë gjelle me borzilok. Lëreni disa minuta në qetesi dhe pasi të ftohet kryeni filtrimin. Lëngun e perftuar konservojeni ne frigorifer. Aplikojeni me anë të një pambuku në të gjithë fytyrën. Lëreni 2-3 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë të vakët. Pastrimi dhe toniku duhen aplikuar çdo ditë, ndersa maska 2 herë në javë. Këto maska bëhen pasi borziloku ndihmon në largimin e njollave të errëta, ndërsa vetite antibakteriale qe borziloku ka, ndihmojnë per të luftuar puçrat ne fytyrë. Ato jane shumë qetesuese. http://www.albeu.com/shendetesi/-borziloku-per-nje-fytyre-te-paster-/167466/
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2