Sali Berisha nuk ka të ndalur, ai sot ka thyer një tjetër rekord në not, duke notuar plot 153 minuta (2 ore e 33 minuta).
Berisha ka ndarë me ne edhe disa foto. "Te dashur miq, sot une theva nje rekord timin te nje viti me pare. Sot une notova ne det te hapur 153 min, pa llogaritur rezerven, pra notova me shume se kurre me pare. Gjithnje mendoja se rekordet e mia joniane ishin te lidhura edhe me magjine e ujrave te Jonit. Por sot une provova se ato ishin krejtesisht te lidhura me pasionin tim per ujin, notin dhe magjine e ketij pasioni. Gjate notit sot kam shfletuar faqe per faqe librin tim te notit qe nga vitet e femijerise se hershme kur laheshim ne lumenj qe mbusheshin me ujerat e bores qe shkrinte dhe ndonjehere ne Valbone ne kaltersine e saj te akullt, ne liqenj akullnajash ne Alpe, me pas ne rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin! sb", shkruhej në postimin e Berishës në Facebook.