Një avion ushtarak kinez “provokoi” një avion patrulle amerikan në ujërat ndërkombëtare në Azinë Lindore.
Uashingtoni i përshkroi manovrat ajrore të avionit kinez si “të pasigurta dhe joprofesionale” dhe zyrtarisht njoftohet se është dërguar një notë proteste autoriteteve kineze.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se incidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit kinez Hainan. Ai tha se avioni kinez kaloi jo më larg se 10 metra distancë nga avioni patrullës amerikan.
Nën/admirali Kirby tha se incidenti ndodhi të martën kur një avion luftarak kinez Su-27 iu afrua një avioni patrulle me mision rutinë P-8 Poseidon të forcave ajrore amerikane.
Korrespondentët thonë se ky është incidenti i katërt i këtij lloji ku përfshihen dy vendet që nga muaji mars dhe që të gjithë të ndodhur në ujërat ndërkombëtare për të cilat Kina pretendon sovranitetin dhe ekskluzivitetin ekonomik, çka e ka përplasur me vendet fqinje, kryesisht Japoninë, Vietnamin dhe Korenë e Jugut