62 vjeçarja mbante në bark skeletin e foshnjes prej 38 vitesh


Një grua indiane ka mbajtur në barkun e saj për 38 vite skeletin e foshnjes. Gruaja e cila tashmë është 62 vjeç, dyshonte se kishte tumor, ndaj kishte shkuar për tu mjekuar.
 Aty ajo kishte zbuluar se vite më parë kur kishte ndërprerë shtatzëninë, nuk e dinte se në klinikën private ku kishte shkuar nuk i kishin hequr foshnjen. Kjo grua mendohet të ketë patur shtatzeninë më të gjatë në histori, pasi doktorët i zbuluan skeletin e fëmijës në barkun e saj.
 Jyoti Kumar nga India ngeli shtatzënë kur ishte 24-vjeçe në vitin 1978 dhe në atë kohë, mjekët e paralajmëruan për shtatzeni jashtë mitre dhe se fëmija kishte pak gjasa të mbijetonte. Në atë kohë ajo shkoi në një klinikë private, ku kërkoi trajtim për dhimbjet.
 Pas 38 vitesh, gruaja shkoi në spital pas dhimbjeve që kishte në bark dhe doktorët zbuluan se skeleti i foshnjës ishte brenda barkut të saj. "Ndjeja një masë të fortë në bark dhe kisha dhimbje të forta. Shkova tek doktori pasi kisha frikën e ndonjë tumori", ka thënë gruaja në një intervistë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2