Gjithë ata që janë përdorues të rregullt të birrës, ndoshta do të kënaqen nga një maskë që shërben për t’i bërë flokët e tyre më të shëndetshëm. Birra ka një sërë efektesh pozitive për flokë më të shëndetshëm, ndaj duhet ditur se si të përdoret.
Birra, veçanërisht ajo e zezë, shërben si një kurë ideale për flokët, për ti bërë më të shkëlqyer dhe më të shëndetshëm.Pasi të keni larë flokët me shampo, hidhni një sasi birre në gjysmën e fundit të flokëve, por mos e afroni shumë në rrënjë.
Masazhojeni mirë flokun deri sa birra të jetë përhapur në pjesën më të madhe të tij dhe mbajeni për disa minuta. Pas kësaj shpëlajeni flokun me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni me peshqir, për të vijuar më tej procesin e tharjes.