Në Shkup është njoftuar sot për një tjetër protestë të shqiptarëve në orën 14.00. Një ditë më parë, kryeqyteti i Maqedonisë kaloi orë të tensionuara kur protesta e qindra shqiptarëve kundër dënimit të 6 bashkëkombasve të tyre me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” doli jashtë kontrollit.
Vendimi me burgim të përjetshëm për gjashtë nga shtatë shqiptarët e akuzuar për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas në të ashtuquajturin “procesi Monstra” nxori në rrugët e Shkupit mijëra shqiptarë që e cilësojnë vendimin si të motivuar politikisht.
Protesta nisi rreth mesditës me grumbullimet e para në Çaire. Me parrulla nëpër duar “Nuk jemi terroristë” dhe thirrje për të liruar gjashtë të dënuarit me burgim të përjetshëm, protestuesit iu drejtuan qendërës së Shkupit. Ata u ndalën para godinës së gjykatës së qytetit.
Deri në këtë moment protesta ishte e qetë, por përpara gjykatës nisën incidentet dhe përplasjet me policinë. Forca të shumta policore u përpoqën të shpërndajnë protestuesit duke përdorur gazin lotsjellës, ndërsa protestuesit goditën me gurë dhe sende të tjera të forta kundër forcave të sigurisë.
Protesta ishte lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në të merrnin pjesë edhe familjarët e personave të akuzuar për vrasjen e pesë të rinjëve maqedonas.
Më 30 qershor gjykata shpalli fajtorë gjashtë shqiptarët për vrasjet e ndodhura më 13 prill të 2012. Gjykata liroi nga akuza vetëm Ramiz Sejdiun, ndërsa dy nga të dënuarit ndodhen në burg në Kosovë ku po vuajnë dënimin për veprën armëmbajtje pa leje.
Avokati i të dënuarve, Naser Raufi paralajmëroi apelimin e çështjes, pasi sipas tij vendimi nuk është marrë mbi bazën e provave, por vetëm mbi bazën e dyshimeve.
“Mendoj që duhet shumë kohë që të kemi një gjykatë të pavarur. Do të apelojmë dhe mendoj që do të kemi sukses. I gjithë vendimi është bazuar në dyshime dhe jo në prova”, thotë avokat Raufi.
Familjarët e personave të dënuar deklarojnë se i gjithë procesi dhe vendimi i gjykatës është marrë nën ndikimin e politikës. Ata edhe njëherë thanë se gjyqi ndaj të afërmve të tyre është i montuar nga shtetit.
Vrasja e pesëfishtë ndodhi 2 vite më parë në afërsi të Shkupit, ndërsa të akuzuarit për vrasjen u arrestuan më 1 maj të 2012 në një aksion të gjerë policor, ndërsa Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi fill pas arrestimit se policia ka kapur autorët e vrasjes.
Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Me anë të një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni.
“Ministria e Punëve të Jashtme u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatwse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova. Dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndër-etnike dhe harmoninë midis komuniteteve.” – thuhet në deklaratë.
Në fund, Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetë-përmbajtje dhe gjakftohtësi.