Studimi, Toka fsheh një oqean të stërmadh

70 përqind e sipërfaqes së planetit tonë përbëhet nga uji, por akoma më shumë mund të strehohet nën sipërfaqe.

Pas dekadash studime, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se nëntoka strehon një sasi uji tre herë më të madhe se sa sasia e ndodhur në sipërfaqen e tokës.

Kjo sasi ndodhet “e bllokuar” në 660 kilometra thellësi, thonë studiuesit. Ky zbulim mund të cojë në rishikimin e të gjitha teorive mbi mënyrën e formimit të planetit tonë.

Gjeofizikani Steve Jacobsen nga Northwestern University në Shtetet e Bashkuara, njëkohësisht bashkëautor i studimit thotë se zbulimi sugjeron se gjatë evolucionit të planetit tonë, uji ka dalë nga thellësia në sipërfaqe të Tokës dhe jo si pasojë e përplasjeve të kometave me akull, sic sugjerojnë pjesa më e madhe e teorive.

“Proceset gjeofizike në sipërfaqen e Tokës, si tërmetet apo vullkanet janë një pasqyrim i asaj se cfarë ndodh nën tokë, larg syve tanë”, thotë Jacobsen.

Ai dhe kolegët e tij mendojnë se sasia e madhe e ujit ndodhet në një zonë që ata e kanë quajtur “zona e tranzitit të ujit”, zonë që ka një shtrirje të gjërë nga Atlantiku në Paqësor, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të nëntokës së Shteteve të Bashkuara.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2