Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana do të mungojë në sfidën ndaj San Marinos në 8 qershor, pasi ka marrë lejë stafit drejtues të Kombëtares. Mbrojtësi do të martohet gjatë muajit qershor me të dashurën e tij italiane.
Ai do të shkojë në altar me të dashurën e tij, Monica, dhe një gjë të tillë e konfirmoi pas ndeshjes miqësore ndaj Rumanisë ku tregoi se i ka marë lejë teknikut Gianni De Biasi. "Pas ndeshjes ndaj Hungarisë do të marr leje për t’u martuar. Trajneri De Biasi më ka dhënë leje të martohem. E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua", ka thënë Cana.