Pas Montolivos dhe De Sciglios, tjetër problem për Italinë. Portieri dhe kapiteni Gianluigi Buffon nuk ka përfunduar stërvitjen e djeshme për shkak të një dëmtimi të lehtë në kavilje që mund ta lërë jashtë ndeshjes ndaj Anglisë.
Mjekët e kombëtares italiane thonë se Buffoni ka 50% mundësi të luajë në debutimin e "Axurrëve" në Botëror, por nëse nuk luan, Cesare Prandelli do të aktivizojë Perin, pasi edhe portieri i dytë Sirigu nuk është në formën e tij më të mirë fizike. Porta është dyshimi i vetëm i trajnerit të Italisë pasi formacioni që do të zbresë në fushë ndaj Anglisë është vendosur: në mbrojtje Darmian, Barzagli, Paletta dhe Chiellini, në mesfushë De Rossi, Pirlo, Verratti, Marchisio dhe Candreva, ndërsa në sulm Mario Balotelli.